Aktualitet dhe Lajme

Dy kryetarë në burg, Himara do t’i besohet sot njërit prej nënkryetarëve, ja cilët janë kandidatët

Share

Pas ngërçit të krijuar në Bashkinë Himarë me dy kryebashkiakët në burg, atë të zgjedhurin nga vendoret e 14 majit, Fredi Belerin dhe Jorgo Goron, kryetarin në detyrë të arrestuar pak ditë më parë, sot pritet që drejtimi i Himarës t’i kalojë një prej dy nënkryetarëve të bashkisë.

Këshilli Bashkiak, pritet të mblidhet këtë të premte dhe të vendosë me votë mes Blerina Balës dhe Pervin Gjikurisë, ku kryetari i ri në detyrë do të drejtojë bashkinë Himarë deri në zgjedhjet e reja.

Socialistët kanë shumicën në këshillin bashkiak të Himarës, 13 vota kundrejt 8 të opozitës.

RENDI I DITËS




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button