Aktualitet dhe Lajme

Dumani në KLP: SPAK ka sekuestruar 41 milionë euro pasuri

Share

Mëngjesin e kësaj të enjteje, kreu Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Altin Dumani, është paraqitur në ambientet e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Shkak mësohet se është paraqitja para anëtarëve të KLP-së, me punën e bërë nga SPAK-u përgjatë një viti.

Gjatë fjalës së tij, Dumani theksoi se agjencitë prestigjioze amerikane DEA dhe FBI tashmë janë atashuar pranë SPAK-ut.

“SPAK ka marrë pjesë në disa operacione ndërkombëtare të rëndësishme.

Vlera e pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara përllogaritet në vlerën e 41 milionë euro.

Gjatë 2021-2023 janë regjistruar 211 procedime penale për korrupsionin, 81 për krimin e organizuar dhe 13 procedime penale për terrorizmin”, u shpreh ndër të tjera Dumani.

Kreu i SPAK, Altin Dumani teksa raporton para KLP, për veprimtarinë e Prokurorisë së Posaçme, në 2023, shoqërohet nga prokurorët Adnan Xholi e Klodian Braho dhe shefja e BKH-së, Aida Hajnaj.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button