Aktualitet dhe Lajme

Dueli ndaj Serbisë, përgatitjet e Shqipërisë nisin në qetësinë e Durrësit

Share

Kombëtarja shqiptare do të nisë zyrtarisht grumbullimin ditën e diel, ku në Shtëpinë e Futbollit në Tiranë do të vijojë seancat stërvitore. Por, përgatitjet do të nisin edhe më herët, dhe këtë herë në Durrës.

Një pjesë e mirë e lojtarëve, pasi të kenë shfrytëzuar 2-3 ditë pushime, do të mbërrijnë sot në Shqipëri, për t’u vendosur nën urdhrat e Silvinjos, i cili do të ketë disa ditë më shumë kohë për të përgatitur ekipin, pavarësisht se grupi mund të mos jetë i plotë.

Ndërkohë ky grumbullim provizor nis larg zhurmës së Tiranës, teksa të vendosur në Durrës, ekipi do të jetë më i qetë në ato ditët e para.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button