Dua Lipa fotografohet në momente intime me të fejuarin Callum Turner gjatë pushimeve në brigjet italian

Dua Lipa dhe Callum Turner, çifti i sapo fejuar, po përjetojnë momente mjaft të nxehta së bashku – aq sa u desh deti për t’i freskuar!
Ylli i popit dhe i fejuari i saj u fotografuan teksa shkëmbenin përqafime e puthje plot pasion mbi një dërrasë lundruese përgjatë bregdetit të mrekullueshëm të Amalfit në Itali, ndërmjet zhytjeve në ujërat e kristalta të Mesdheut, shkruan TMZ.
Sa i përket Duas, ajo u pa e veshur me një palë bikini me pika mjaft të vogla për nga përmasa – duke zbuluar shumë dhe lënë pak vend për imagjinatë.
Çifti që po përflitet shumë për lidhjen e tyre zyrtarizoi fejesën më herët gjatë këtij muaji, duke ndarë lajmin emocionues përgjatë një interviste për revistën “British Vogue”. Dua zbuloi se unaza e fejesës ishte dizajnuar enkas për të, pasi Callum kishte marrë këshilla nga shoqet e saj më të mira dhe motra.
Këngëtarja e hitit “One Kiss” tha se aktualisht po shijojnë emocionet e fejesës dhe nuk kanë filluar ende me planet për dasmën. Ajo është e përqendruar tek turneu muzikor, ndërsa Callum është i angazhuar me xhirimet e tij.
Koha e saktë e fejesës mbetet mister, por çifti – që filluan lidhjen në janar të vitit 2024 – u bë objekt diskutimi në fund të vitit kur Dua u pa me një unazë në gishtin e fejesës.
Mes diellit dhe dashurisë së tyre… duket se ishte me të vërtetë “Hotter Than Hell” në atë platformë lundruese!