DTA – AKADEMIA E TURIZMIT DIBER
Fuqizimi i Rinise Dibrane
DTA – AKADEMIA E TURIZMIT DIBER
Fondacioni PROGRESS është themeluar në vitin 2014 me misionin që të ndërtojë një të ardhme më të mirë për mendje të ndritura në shoqërinë shqiptare dhe më gjerë. Fondacioni shtrin aktivitetin e tij në tre fusha kryesore:
- Arsimi dhe Formimi Profesional
- Programet e Shkëmbimeve Kulturore
- Të drejtat e njeriut dhe Sundimi I Ligjit
Rrethi i Dibrës është një nga 3 rrethet më të mëdha në vend por në të njëjtën kohë është edhe ndër rrethet me nivel më të ulët ekonomik. Ekonomia në Dibër është e fokusuar ne fushat e turizmit, si dhe në atë të bujqësisë dhe belgtorisë.
Largësia gjeografike dhe pamundësia për të aksesuar trajnime të ndryshme, bën që të rinjtë e kësaj zone të cilët janë të shumtë në numër, të mos kenë mundësi zhvillimi të aftësive profesionale në fushën e turizmit.
Nevoja për projekte në fushën e turizmit është shumë e madhe. Aktualisht në Dibër ekziston vetëm turizmi kurativ (Llixhat), ku në të shumtën e rasteve ky lloj turizmi ofrohet nga familjet ose ne disa hotele pranë Llixhave. Dibra ka nje potencial te madh bukurish natyrore, per tu bere nje destination i pa shmangshem i turizmit rural dhe malor ne Shqiperi.
Akademia e Turizmit Dibër ka krijuar një platformë për aftësimin e 50 të rinjve në fushën e turizmit. Kjo platformë përfshin trajnime të llojeve dhe fushave të ndryshme si:
- Trajnim për zhvillimin e aftësive personale
- Trajnim lidership, komunikim efektiv dhe hartimi I një plan biznesi në fushën e turizmit
- Trajnim mbi përgatitjen për tu integruar në tregun e punës
- Kurs intensiv i gjuhës angleze
- Kurs i guidave turistike
- Certifikim I pjesëmarrësve, shpallja e guidave fituese dhe ndërmjetësim në tregun e punës.
Objektivi i ketij projekti eshte: Vendosja e dijeve të marra në shërbim të Turizmit të zonës, si dhe aftësimi për tu punësuar dhe vetëpunësuar në zonën e Dibrës.
Projekti është shtrirë në një hark kohor prej 9 muajsh, Tetor 2019 – Korrik 2020, gjatë të cilit janë zhvilluar aktivitetet e mëposhtme:
- Ceremonia e hapjes së projektit
- Trajnimi Start Smart
- Trajnimi ne Business Start Up
- Kursi i Gjuhës Angleze
- Kursi i Guidave Turistike
- Ceremonia e ndarjes së certifikatave dhe shpallja e guidave fituese të konkursit
DTA realizoi një paketë të pasur dhe të plotë trajnimesh profesionale në fushën e turizmit duke filluar nga parimet e përgjithshme të guidës turistike, sipërmarrja në industrine e turizmit, niveli bazë I gjuhës angleze dhe një sërë trajnimesh të tjera si ndërmjetësimi në tregun e punë, komunikimi efektiv, lidershipi dhe pjesëmarrja në vendimmarrje. Ky cikël trajnimesh u ndërtua mbi një sistem dual të të mësuarit duke ndërthurur praktikën me teorinë. Po ashtu, shumë e rëndëshishme është edhe nxutja e të rinjve për pjesëmarrje në jetën sociale të qytetit, duke u bërë vetë ata promovues të turizmit të qytetit dhe po ashtu duke ideuar guidat turstike dhe materjalet infromuese për qytetin dhe vlerat e tij historike, kulturore dhe artistike.
Akademia e Turizmit Diber
Fuqizimi i Rinise Dibrane