Aktualitet dhe Lajme
Drenovë/ Flakët u afrohen puseve të naftës, tymi i dendur vështirëson punën e zjarrfikësve

Zjarri në zonën e Drenovës në Mallakastër, vijon të jetë një sfidë e madhe për shërbimet zjarrfikëse, ndërsa situata po përkeqësohet nga tymi i dendur që po pengon punën në terren.
Forcat zjarrfikëse po hasin vështirësi në qasjen dhe shuarjen e flakëve, pasi tymi i rënduar ndikon në dukshmëri dhe sigurinë e punonjësve.
Situata bëhet edhe më shqetësuese, pasi flakët janë afruar shumë pranë puseve të naftës, duke rritur rrezikun për një katastrofë më të madhe.
Pritet ndërhyrja e menjëhershme nga ajri me mjete të specializuara për të vendosur nën kontroll këtë vatër kritike, e për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit në zona të ndjeshme industriale dhe të banuara.