Aktualitet dhe Lajme

Drejtori sportiv i Milanit/ Stramaçoni “lobon” për Taren, shqiptari humb avantazhin përballë Paratiçit

Share

Edhe pse dukej si e bërë Igli Tare është më larg postit të drejtorit sportiv të Milnait. Në orët e fundit kandidatura e shqiptarit ka dalë në plan të dytë pasi Xhorxho Furlani preferon Fabio Paratiçin.

Ndërsa nga ana tjetër ish-trajneri i Interit, Andrea Stramaçoni, i cili tashmë është opinionist i “DAZN” ka lobuar për shqiptarin duke argumentuar:

“Mendoj se nga emrat që kanë dalë në publik them se ai i Igli Tares është më i përshtatshmi. Ai është një figurë e fortë dhe do të ishte një ndihmë është për trajnerin. Së bashku me Ibrën mendoj se do të ishte i aftë që të vendiste në rrjesht ndonjë individ që sjell shqëtësime me sjelljen në skuadër”.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button