Donald Trump ‘kurorëzon’ veten si Mbret

Qeveria amerikane ka anuluar tarifën e fundit të ngarkuar për trafikun në qytetin e New Yorkut.
Sipas Sekretarit amerikan të Transportit, Sean Duffy, kjo tarifë, e vendosur nga administrata e mëparshme e presidentit Joe Biden, ishte një “shpërfillje për klasën punëtore amerikane dhe pronarët e bizneseve të vogla”.
Autoriteti i Transportit të Metropolitanës së New York-ut (MTA) planifikon të padisë qeverinë shkaku i anulimit të kësaj tarife
Presidenti amerikan, Donald Trump ishte kundër kësaj tarife që në fillim kur u vendos.
Duke njoftuar heqjen e saj përmes platformë personale Truth Social, ai shkroi “Manhattan dhe i gjithë New York-u u shpëtuan. Rroftë Mbreti”.
Pak kohë pas kësaj, llogaria e Shtëpisë së Bardhë në platformën X publikoi një imazh të krijuar nga inteligjenca artificiale, ku Trump mban një kurorë përpara një panorame të qytetit të New Yorkut.