Aktualitet dhe Lajme

“Do rikthej lirinë tuaj”, Elon Musk sfidon Donald Trump, themelon “Partinë Amerikane”: E duan qytetarët

Share

“Paria Amerikane”. Kështu quhet partia politike e miliarderit Elon Musk i cili duket se po sfidon Presidentin e SHBA, Donald Trump. Elon Musk shkruan në rrjete sociale se me partinë e tij do t’i kthejë lirinë amerikanëve.

Një ditë më parë, miliarderi Elon Musk pyeti ndjekësit në rrjete sociale nëse duhet të krijohet një parti e re politike në SHBA.

Por këtë të shtunë, ai shkruajti sërish në rrjete sociale se me një faktor 2 me 1, qytetarët duan një parti të re politike dhe tashmë do ta kenë atë.

“Kur bëhet fjalë për falimentimin e vendit tonë me shpërdorim dhe ryshfet, ne jetojmë në një sistem njëpartiak, jo në demokraci. Sot, Partia Amerikane është formuar për t’ju rikthyer lirinë tuaj.”-shkruan Musk.

Njoftimi nga Elon Musk vjen një ditë pasi Presidenti i SHBA, Donald Trump, nënshkroi një projektligj për uljen e taksave dhe shpenzimeve, të cilin drejtori ekzekutiv i Teslës e kishte kundërshtuar me forcë.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button