Aktualitet dhe Lajme

Djali i një përkthyesi dhe një aktoreje, kush ishte Artur Zheji, gazetari i karrierës që la gjurmë në median shqiptare

Share

Gazetari dhe publicisiti i njohur Artur Zheji ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 64-vjeçare. Në çastet e fundit të jetës, pranë Zhejit ndodheshin familjarët, gruaja dhe djali i tij teksa po drekonin në Sarandë kur ai pësoi arrest kardiak.

Askush nuk e priste, por zemra ‘nuk e fali’ Zhejin. Menjëherë ai u dërgua nga familjarët në Spitalin e Sarandës, por nuk ia doli.

Mësohet se gazetari është shprehur se nuk ndjehej mirë teksa drekonte me familjen në qytetin bregdetar ku kishte zgjedhur të pushonte disa ditë. Menjëherë u telefonua ambulanca, por Zheji mbërriti në duart e mjekëve pa shenja jete.

Artur Zheji, djali i gjuhëtarit dhe përkthyesit të shquar, Petro Zheji dhe i aktores Besa Imami, ka lënë gjurmë në median shqiptare. Përgjatë karrierës së tij televizive, Zheji njihet kryesisht për drejtimin e programit analitik “360 Gradë” i shfaqur në ekran që prej vitit 2017.

Ndër të tjera, gazetari ka mbajtur dhe poste drejtuese, përmendim këtu Radio Televizionin Shqiptar (RTSH) si dhe ka qenë në krye të Agjencisë Telegrafike Shqiptare (ATSH).

Zheji lindi më 29 Gusht 1961, por sot mbylli sytë përgjithmonë. Ajo që do të mbetet pas është krijimtaria dhe kontributi i tij në median shqiptare.

Veprimtaria e gjatë e Zhejit përfshin analiza politike, editoriale dhe drejtimin e disa programeve televizive. Ndarja e parakohshme nga jeta e Artur Zhejit ka sjellë trishtim tek familjarët, miqtë si dhe në komunitetin mediatik shqiptar.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button