Aktualitet dhe Lajme
Dinamo siguron kualifikimin në Korçë, “poker” Skënderbeut

Dinamo kompleton fotografinë e katër skuadrave gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë pas suksesit 4-0 të arritur në Korçë përballë Skënderbeut në 120 minuta lojë.
Skuadra korçare, pavarësisht fitores 2-0 në ndeshjen e parë, në këtë sfidë u paraqit me shumë ndryshime. Megjithatë, Dinamo nuk arriti të zgjidhte çështjen e kualifikimit brenda 90 minutave.
Sfida u zhbllokua nga një autogol i Nastos në pjesën e parë, ndërsa goli i dytë që e dërgoi ndeshjen në shtesë u shënua në minutën e 95-të nga Mandela.
Në shtesë, Qardaku dhe Zabërgja kompletuan fitoren 4-0 për Dinamon, që u bashkohet Egnatias, Partizanit e Vllaznisë në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë.