Aktualitet dhe LajmeLajme nga DibraLajmi i funditPërditshmëriShqipëria

Dibër – Tragjedi familjare në fshatin Hotesh: Burri aksidenton për vdekje bashkëshorten gjatë manovrimit të makinës

Share

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e sotme në fshatin Hotesh të Dibrës, ku një grua ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë në oborrin e banesës së saj.

Foto nga çifti😭

Sipas burimeve zyrtare, rreth orës 15:50, shtetasi Hajri Çera, dyshohet se gjatë tentativës për të kthyer automjetin në oborrin e shtëpisë, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit. Si pasojë, automjeti është batuar dhe ka dalë jashtë oborrit, ku fatkeqësisht ka aksidentuar bashkëshorten e tij, Arta Çera.

Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme, për shkak të plagëve të rënda të marra, Arta Çera ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Back to top button