Aktualitet dhe Lajme
Dhunoi partneren me shkop bejsbolli, arrestohet 39-vjeçari në Tiranë

Një 39-vjeçar në Tiranë ka përfunduar në pranga, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.
Gjatë kontrollit në banesë, efektivët e policisë zbuluan dhe sekuestruan një shkop bejsbolli, që mund të jetë përdorur gjatë konfliktit.
Njoftimi:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin D. T., 39 vjeç, pasi ka dhunuar bashkëjetuesen e tij. Nga kontrolli në banesën e këtij shtetasi, u gjet një shkop bejsbolli që u sekuestrua nga Policia, me cilësinë e provës materiale.