Aktualitet dhe Lajme

Detyra e re tek Milan, djali i Igli Tares bën postimin emocionues për të atin

Share

Igli Tare është zyrtarisht drejtori sportiv i Milanit, duke shënuar kështu një tjetër arritje të rëndësishme, në mos më të madhen, në karrierën e tij.

Për detyrën e re, ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka marrë shumë urime, por një sigurisht është më i veçantë. Ky urim i ka ardhur nga djali i tij Etienne Tare, i cili publikisht ka vendosur të thotë disa fjalë zemre për babain e tij.

21-vjeçar i shkruan se kjo është një ëndërr e plotësuar për Taren, i cili që i vogël dëshironte të ishte pjesë e Milanit. Më tej, Etienne shton se është krenar për babain e tij dhe se është shembulli që ai ndjek në jetë.

Postimi i plotë:

I dashur baba, fillova ta shkruaj këtë mesazh disa muaj më parë kur dëgjova se do të firmosësh me ekipin tënd të ëndrrave.

Sot ajo ditë ka ardhur dhe më në fund mund t’i përfundoj rreshtat e mi, një ëndërr është bërë realitet për ty dhe për të gjithë familjen tënde.

Babi, çfarë mund të them, është e pabesueshme, djali yt është kaq krenar që ka një shembull të tillë si ty në jetën e tij, ti erdhe nga hiçi dhe arrite të pamundurën!

Një fëmijë i vogël nga Vlora që ëndërronte të ishte pjesë e AC Milan një ditë dhe shiko tani ia ke dalë!

Ne jemi krenarë për ty dhe do të të mbështesim gjithmonë, dhe jam i sigurt që do të bësh një punë të pabesueshme me klubin tënd të ri.

Të uroj gjithë të mirat dhe fat të mbarë për aventurën tënde të re.

Të dua shumë pa ❤️

Etienne.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button