Aktualitet dhe Lajme

Detaje/ Trupi i recepsionistit u gjet në gurore në Vuno, turistja dëgjoi krismat, vjehrra e pronarit telefonoi policinë

Share

Është gjendur trupi i pajetë i Eraldo Nevruzit, recepsionisti i hotel ‘Greccia’ në Dhërmi i cili u vra nga pronari i hotelit Gerald Shehu rreth orës 00:30 të 6 qershorit 2024.

Mësohet se trupi është gjetur në një gurore në Vuno, me konkretisht ne afersi të fshatit Vuno në Himarë, në përroin e Gjipesë mes Vunoit dhe Dhërmiut

Policia ka verifikuar kamerat e sigurisë për të parë lëvizjen e makinës së autorit e cila ka qenë e dëmtuar. Kjo ka qenë indicie e policisë se Gerald Shehu duhet të ketë lëvizur në një rrugë të ngushtë, për ta hedhru trupin. Shehu ka ecur Dhërmi – Himarë dhe pasi ka fshehur trupin në guroren në Vuno është kthyer në banesë për të marrë rrobat e tij dhe për tu larguar drejt Greqisë përmes Qafë Botit.

Si ka ndodhur sherri

Burimet e grupit hetimor bëjnë me dije se pak pas mesnatës autori ka thirrur Eraldon nga dhoma e së bashku kanë dalë tek shkallët për tu sqaruar. Aty ka pasur një konflikt dhe më pas Geraldi e ka qëlluar me 2 plumba në kokë dhe më pas u ka bërtitur dy punëtorëve, tashmë të arrestuar për ta ndihmuar për të future trupin në qese plehrash dhe transportuar në makinë

Hoteli frenkuentohet nga turistë anglezë të cilët kishin shkuar në Dhërmi për të marrë pjesë në “Kala Festival”.
Ka qenë një turiste angleze që i ka thënë policisë se ka dëgjuar krisma dhe të bërtitura.

Ndërkohë vjehrra e tij ka marrë në telefon policinë pasi nuk ka gjetur recepsionistin në hotel dhe as rrobat e tij.


Huazuar nga Javanews.al

Back to top button