Detaje të reja nga shpërthimi me tri*ol në Berat/ Lokali prej dy vitesh jashtë funksioni, dy djemtë e pronarit plago*ën me thi*ë një të moshuar

BERAT- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me shpërthimin e regjistruar me lëndë plasëse në një lokal në Berat.
Mësohet se lokali ku u hodh lënda plasësë prej dy vite që është jashtë funksionit.
Sipas raportimeve pronari i lokalit nuk ka probleme por dy djemtë e tij janë problematikë.
Më datë 24 mars, rreth orës 19:00 në një lokal në lagjen e Çelepias dyshohet se për motive të dobëta, 37-vjeçari me inicialet A. F. ka plagosur me thikë një 85-vjeçar.
I moshuari ndodhet në spital. Vijojnë kërkimet për kapjen e autorit dhe vëllait të tij.
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për plagosjen me mjet prerës (thikë), të një 85-vjeçari, në lagjen “Çelepias”, informojmë se në vijim të veprimeve hetimore, është identifikuar si bashkëpunëtor i shtetasit A. F., vëllai i tij, shtetasi T. F., 28 vjeç. Vijojnë kërkimet për kapjen e 2 shtetasve, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim, si dhe vijojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e rastit. I dëmtuari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.”, thuhet në njoftimin e policisë