Aktualitet dhe Lajme

Detaje nga takimi i Ramës me drejtuesit e PS në qarqe/ Në listat e mbyllura do jenë gra dhe të rinj

Share

Ditën e sotme, kryeministri Rama, ka takuar disa prej drejtuesve politikë të PS në qarqe, ku secili pritet të japë emrat e kandidatëve për deputetë.

Bëhet me dije se në listën e mbyllur do jenë gra dhe të rinj. Ndërkaq, 4 kryebashkiakë aktualë pritet që të kandidojnë për deputetë.

Kryeministri Edi Rama sot zhvilloi takime me drejtuesit politikë të PS-së. Sot kryeministri ka nisur takime që në orën 9, duke folur me drejtuesit politikë të qarqeve.

Blendi Klosi i ka dorëzuar listën e kandidatëve për deputetë të qarkut Dibër.

Më pas, është folur me Kumbaron, Becin, Sakon, Niko Peleshin, Bledi Çuçin. 4 kryebashkiakë kanë kërkuar që të jenë kandidatë për deputetë, Ervin Demo, Tërmet Peçi, Agron Malaj dhe kryetarja e Bashkisë së Dimalit, Juliana Memaj.

Listat e mbyllura do jenë për gratë dhe të rinjtë ose që kanë jo më shumë se një mandat. Mbetet për t’u parë nëse takimet do vijojnë apo janë mbyllur.

Mbeten ende drejtues të tjerë politikë, me të cilët Rama nuk ka folur ende. 12 marsi është dita e fundit, ku mund të dorëzohet lista e kandidatëve për deputetë.

Në anën tjetër, edhe Kryesia e PD pritet që të mblidhet për kandidatët për deputetë.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button