DETAJE/ Dy vellezërit e mitur u mbytën në Shkumbin, Policia e Elbasanit: Trupat po dërgohen për ekspertizë mjeko-ligjore

Policia e Elbasanit ka reaguar zyrtarisht për ngjarjen e rëndë që ndodhur pasditen e kësaj të premteje në lumin Shkumbin ku dy të mitur (vëllezër) u mbytën.
Sipas raportimeve, ngjarja ka ndodhur aksidentalisht ndërsa trupat e pajetë të të miturve 7 dhe 9 vjeç, po transportohen për ekspertizë mjeko-ligjore.
Thuhet se dy të miturin kishin dalë për të ruajtur bagëtitë ndërsa një moment janë futur në lumë për tu larë, por fatkeqësisht janë mbytur.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për sqarimin e plotë të rrethanave.
Njoftimi i Policisë
Në fshatin Labinot Fushë, dyshohet se janë mbytur aksidentalisht në lumin Shkumbin dy fëmijë të moshës 7 dhe 9 vjeç (vëllezër).
Trupat e pajetë po transportohen për ekspertizë mjeko-ligjore.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për sqarimin e plotë të rrethanave.