Deputeti Lavdrim Krrashi jep lajmin për rrugën e Fushë-Lurë, Arras
???? Projekti për punën e nisur për 64 km të reja rrugë turistike Perlat- Fushë Lurë -Arras.
✅Lura, Dibra dhe Mirdita ka 30 vite që presin këtë lajm. ????????
✅Optimist për potencialin që ky projekt dhe kjo rrugë krijon për gjithë zonën.
????Lura e mrekullive do bëhet më e prekshme për të gjithë.????
Ja edhe nje Video
????Ditët kur niseshe nga Lura dhe të zinte nata në Arras për të udhëtuar të nesërmen në drejtim të Peshkopisë e më tutje, do jenë një histori që do u duket e pabesueshme fëmijëve tanë.????????
Rruga është dhe shtysë për turizmin duke kaluar pranë Parkut Natyror të Ulzës, Bjeshkën e Oroshit dhe sigurisht liqenet e Lurës duke mbështetur bujtinat dhe bizneset e tjera të zonës që pas muajve të dimrit të presin një numër në rritje vizitorësh.