Aktualitet dhe Lajme

Demonstratat masive në Serbi, Vuçiç fal 13 protestues

Share

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka marrë 13 vendime për falje, duke përfshirë studentë, profesorë dhe qytetarë të tjerë kundër të cilëve janë zhvilluar procedura penale pas pjesëmarrjes së tyre në protestat e fundit.

Ky veprim vjen dy ditë pasi Vuçiç njoftoi se do të falte individët e përfshirë në procedura penale pas pjesëmarrjes në protestat që pasuan shembjen fatale të strehës së stacionit hekurudhor në Novi Sad, ku humbën jetën 15 persona.

Në një deklaratë të lëshuar nga zyra e presidentit, thuhet se faljet janë dhënë për të gjithë ata që janë arrestuar dhe akuzuar për pjesëmarrje në protestat që kanë ndodhur në Beograd, Novi Sad dhe qytete të tjera në Serbi.

Faljet përfshijnë individë të akuzuar për shkelje të rendit publik dhe paqes, si dhe për dëmtim të pronës publike dhe private gjatë protestave.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka marrë 13 vendime për falje, duke përfshirë studentë, profesorë dhe drejtorë shkollash, sipas një njoftimi nga Presidenca më 29 janar. Kjo ndodh dy ditë pasi Vuçiç njoftoi se do të falte studentët dhe profesorët kundër të cilëve janë duke u zhvilluar procedura penale pas pjesëmarrjes së tyre në protestat masive që janë mbajtur në tre muajt e fundit në të gjithë Serbinë.

Protestat kërkojnë përgjegjësi penale dhe politike të autoriteteve për aksidentin në Novi Sad më 1 nëntor, ku humbën jetën 15 persona. Studentët, të cilët kanë bllokuar dhjetëra fakultete shtetërore në Serbi, kanë kërkuar ndalimin e procedurave penale kundër demonstruesve të arrestuar nga policia gjatë protestave, përfshirë studentë dhe profesorë.

Sipas njoftimit nga Presidenca, janë falur gjashtë studentë: D. B. nga Novi Sadi, M. M. nga Novi Sadi, M. K. nga Novi Sadi, I. B. nga Požega, R. S. nga Sremska Kamenica dhe M. S. nga Žabalj.

Vuçiç gjithashtu ka falur një dekan – N. J. nga Nishi, dhe R. J. nga Novi Sadi.

Gjithashtu, janë falur katër drejtorë shkollash: B. M. nga Shabaci, M. E. nga Bogatiqi, M. I. nga Shabaci, S. M. J. nga Shabaci, si dhe një punëtor ndihmës në shkollë, V. M. nga Prokuplja.

Vendimet për falje janë dorëzuar Ministrisë së Drejtësisë për procedurat e mëtejshme, thuhet në njoftimin e 29 janarit.

Valët e protestave, të cilat kanë nxjerrë në rrugë dhjetëra mijëra qytetarë, u nxitën nga shembja e strehës së rinovuar të Stacionit Hekurudhor më 1 nëntor, ku humbën jetën 15 persona dhe dy të tjerë u plagosën rëndë.

Studentët në bllokadë kanë kërkuar nga autoritetet publikimin e dokumentacionit të plotë mbi rinovimin e stacionit, për të përcaktuar përgjegjësinë penale për aksidentin.

Ata gjithashtu kërkojnë ndjekjen penale të të gjithë sulmuesve ndaj studentëve dhe profesorëve gjatë protestave pas aksidentit në Novi Sad.

Presidenti i Serbisë deklaroi më 27 janar se të gjitha kërkesat e studentëve janë përmbushur, derisa studentët po vazhdojnë protestat.

Kryeministri i Serbisë, Miloš Vuçeviç, dha dorëheqjen më 28 janar, pas sulmit ndaj një grupi studentësh përpara zyrave të Partisë Progresive Serbe në pushtet, dhe të njëjtën ditë dha dorëheqjen edhe kryetari i Novi Sadit, Milan Đurić. /REL




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button