Aktualitet dhe Lajme

Demokratët gati për protestë/ ‘Blindohet’ SPAK, mbërrijnë protestuesit e parë, pritet paraqitja e Berishës

Share

Kryedemokrati Sali Berisha, do të paraqitet sot në SPAK, pas vendimit të marrë nga Apeli i Posaçëm për vendosjen nën masën e sigurisë “Detyrim Paraqitjeje”, vendim të cilin ka deklaruar se do ta zbatojë, në ndryshim nga hera e fundit që e çoi edhe drejt masës” Arrest në shtëpi”.

Ndërkohë, forca të shtuara policore janë vendosur përpara godinës së Prokurorisë së Posaçme, për shkak të protestës së paralajmëruar nga demokratët.

Një kordon policor është vendosur para SPAK, ndërkohë që ka nisur edhe mbledhja e demokratëve të parë.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button