Aktualitet dhe Lajme
Dembele për Topin e Artë: Unë dhe Mbappe nuk flasim për këtë, e dimë që fitimi i titujve kolektivë është çelësi

Sulmuesi i Paris Saint-Germain dhe Francës, Ousmane Dembele ka folur për Topin e Artë dhe se si ai dhe Kylian Mbappe e shohin atë.
Ylli i PSG-së e bëri të qartë se nuk flasin shumë për çmimet individuale, por dha një ide sa i përket fituesit të çmimit prestigjioz.
“Topi i Artë? Me Kylianin, nuk folëm për këtë, nuk flemë për këtë”, ka thënë fillimisht Dembele.
“Gjithmonë kemi thënë se fitimi i titujve kolektivë ishte më i rëndësishmi nëse doni të fitoni Topin e Artë”.
Dembele shpjegoi se çfarë ka më shumë rëndësi sipas tyre.
“Çelësi është të shkojmë deri në fund në garat e mëdha dhe të kemi një sezon të shkëlqyer”, përfundoi francezi.