Del sondazhi I FUNDIT/ Si do votonin shqiptarët nëse zgjedhjet do mbaheshin nesër

Barometri Euronews Albania ka realizuar matjet përfundimtare për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025.
Konkretisht është realizuar matja e pestë kombëtare ku janë pyetur 1600 qytetarë nga data 24 Prill – 04 Maj në të gjithë vendin dhe matja e katërt për Qarkun e Tiranës ku janë pyetur 1000 qytetarë nga datat 24 Prill – 04 Maj.
Metodologjia e përdorur në të dy rastet është kampion rastësor i shtresëzuar dhe mbledhja e të dhënave është realizuar si në gjithë matjet e mëparshme ballë për ballë.
Prirja e votës në nivel kombëtar është si më poshtë:
PS– 43.9%
ASHM– 29%
Nisma SHB– 7.2%
PM– 6.8%
LB– 1.8%
PSD– 1.6%
Tjetër– 0.5%
Të pavendosur– 9%
Projeksioni i votës sipas Barometrit në nivel kombëtar është si më poshtë:
PS 48.2% (46.2% minimum – 50.2% maksimum) Marzhi i Gabimit +/- 2%
ASHM 31.9% (29.9% minimum – 33.9% maksimum) Marzhi i Gabimit +/- 2%
Nisma SHB 7.9% (6.4% minimumi – 9.4% maksimumi) Marzhi i Gabimit +/- 1.5%
PM 7.5% (6% minimum – 9% maksimumi) Marzhi i Gabimit +/- 1.5%
LB 2% (1% minimum – 3% maksimumi) Marzhi i Gabimit +/- 1%
PSD 1.8% (0.8% minimum – 2.8% maksimumi) Marzhi i Gabimit +/- 1%
Tjetër 0.7% (0.2% minimum – 1.2% maksimumi) Marzhi i Gabimit +/- 0.5%