Aktualitet dhe Lajme

Del pas 2 orësh dëshmi,, kreu i Prokurimeve Publike Jonaid Myzyri nga SPAK, hesht përballë gazetarëve

Share

Në orët e para të kësaj të hëne, kreu i Komisionit të Prokurorimeve Publike Jonaid Myzyri, është paraqitur  në Prokurorinë e Posaçme dhe për afro dy orë është marrë në pyetje, lidhur me hetimet e nisur nga kjo strukturë.

Megjithëse nuk ka një njoftim zyrtar mbi arsyet e kësaj seance, mendohet se temë e dëshmisë do të jenë prokurimet e firmosura nga ky i fundit.

Ajo që ra në sy menjëherë nga lënia e ambienteve të SPAK-ut, ishte fakti se Myzyri doli me një çehre të rrudhosur duke nënkuptuar se gjërat për të nuk kanë shkuar mirë.

Gjithsesi, mbetet për t’u mësuar më konkretisht gjatë orëve në vijim mbi dosjen konkrete që po hetohet nga SPAK




Huazuar nga albeu.com

Back to top button