Aktualitet dhe Lajme

Deklaratat e Donald Trump për Groenaldën, Auron Tare: Imagjinoni nëse do kishte thënë të njëjtën gjë për Shqipërinë, nuk do kishte asnjë kundërshtim

Share

Studiuesi Auron Tare, komentoi deklaratat e presidentit të zgjedhur të SHBA, Donald Trump, mbi mundësinë e zgjerimit të territorit amerikan përmes marrjes së ishullit të Groenlandës.

Ai tha se Kina ka shprehur ambicie për të hyrë në lidershipin arktik gjatë 20-30 viteve të fundit, duke investuar dhe bërë kërkesa për investime të mëdha në Groenlandë.

Tare u shpreh se danezët dhe groenlandezët e kanë kundërshtuar idenë e Donald Trump, ndërsa theksoi se nëse presidenti amerikan do të kishte thënë të njëjtën gjë për Shqipërinë, nuk do të kishte asnjë kundërshtim nga shqiptarët.

“Edhe groenlandezët edhe danezët publikisht po e kundërshtojnë këtë gjë. Ndërkohë imagjinoni nëse Donald Trump do kishte thënë të njëjtën gjë për shqiptarët. Mendoj se sot do kishim bërë një emision sa mirë do ishte Shqipëria nën ombrellën amerikane, nuk do kishte asnjë kundërshtime nga asnjë shqiptar”, tha Tare në emisionin “Open” në News24.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button