fbpx
Aktualitet dhe Lajme

Degradojnë punimet e “Alba Konstruksion”/ Bashkia Mat “trembet”, nuk merr në dorëzim vend-depozitimin e mbetjeve

Share

Në tetor 2022 u dha lajmi i mirë se ndërtimi i landfillit të  Matit do  të sillte një transformim historik në pastrimin dhe sistemimin e mbetjeve.

Por këto pamje tashme i përkasin të kaluarës, sepse landfilli i Matit dy vite pas investimit ndodhet në një gjendje  skandaloze.

Këto janë pamjet nga ky vend-depozitim mbetjesh

Në investimin 400 milion lekë nga buxheti i shtetit  evidentohet qarte shkarja dhe rrëshqitja e tokës.

Pa  roje dhe me mbetje të të gjitha llojeve inerte dhe urbane  të hedhura brenda dhe jashtë vend-depozitimit, këto pamje janë një alarm mjedisor.

Televizioni “Ora News” iu drejtua Kryetarit të Bashkisë së Matit, Agron Malaj, me një kërkesë për informacion.

Ky institucion ka refuzuar të përgjigjet, por është dashur  ndërhyrja e Komisionerit për të Drejtën e Informimit që Zv. Kryetarja e kësaj Bashkie të njoftojë se ky investim  nuk është marrë ende në dorëzim nga Bashkia Mat.

Në  dt. 25. 06. 2021 Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka lidhur kontratë me “Alba Konstruksion” Sh.p.k, me objekt “Mbyllja, rehabilitimi i mbetjeve urbane.

Këto janë punimet e kryera  nga “Alba Konstruksion” Sh.p.k të cilat janë shkatërruar pa u marrë ende në dorëzim nga përfituesi i investimit që është bashkia Mat.

Janë 400 milion lekë të dhëna nga buxheti i shtetit për  një investim i cili është degraduar pa u marrë ende në dorëzim.

Mbeturina nën efektin e agjentëve atmosferik, ujëra të ndotura të cilat dalin pa u trajtuar, dhe rrëshqitja e terrenit për shkak te paqëndrueshmërisë, është pamja që te ofron një investim i ri, i cili “tremb” edhe Bashkinë Mat për ta marrë në dorëzim.

 




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button