Aktualitet dhe Lajme

Dëbora mbulon Korçën, arrin deri 1.5 m, bllokohen banorët (FOTOT)

Share

Gjatë javëve të fundit, në zonat Malore reshjet e dëborës në Korçë, kanë sjellë probleme në aksin Shtyllë-Panarit, duke izoluar banorët.

Në zonën e njohur si Mashkullorë, dëbora ka arritur në 1.5 m lartësi, duke bllokuar për disa ditë këtë segment rrugor dhe komunikimin e banorëve të Panaritit me qendrën e njësisë Vithkuq.

Megjithatë, ditën e sotme nga ana e Bashkisë së Korçës, ka nisur puna për hapjen e rrugës dhe largimin e dëborës punë e cila pritet të zgjatë disa ditë për, shkak të trashësisë së madhe të saj.

 




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button