Debati në studio: Kamomili që na integron në Europë

Mbrëmjen e djeshme, kryeministri Edi Rama, u vu dje përballë gazetarëve në emisionin “Opinion” dhe i gozhduar nga pyetjet e Neritan Sejaminit, nuk dinte ç’të gënjente më dhe i sugjeroi gazetarit të pinte kamomil.
Teksa i kërkohej llogari për sigurinë ushqime dhe premtimet për pasaportën e BE, Rama i zënë ngushtë përsëriste një refren: “Pi kamomil se nuk je mirë”.
Mesa duket, kjo është mënyra si Rama do na integrojë në Europë.
Gazetari e ironizon, duke iu përgjigjur se; “kamomili është më i mirë se kërpudhat magjike që pi kryeministri, që i shkaktojnë haluciancione dhe e bëjnë të krijojë iluzione të kota dhe premtime boshe”.
Debati:
Sejamini: Si do certifikosh laboratorët për 2 vjet kur si ke bërë për 12 vjet, mund të ma shpjegosh pak këtë mënyrë magjike se si rregullohen dhe do ti zbatosh këto gjera para se të mbyllen negociatat. I ke zbatuar dhe në prktikë, ke garantuar se mandariant nuk kanë pesticide…
Rama: Unë mund të sugjeroj ty vetëm kamomil të qetësohesh, asgjë tjetër
Sejamini: Po mo patjetër
Rama: Pi kamomil intensiv sepse nuk je mirë tani
Sejamini: Më mirë sesa kërpudhat halucunologjike të cilat krijojnë fantazi dhe iluzione
Rama: Krijojnë fantazi? Në rregull