Dashnor Sula nuk zë vend, tërhiqet edhe nga lista e kandidatëve të “Shqipëria Bëhet”

Share

Dashnor Sula i cili u mërzit se nuk ishte pjesë e listës së partisë Demokratike, dhe vetëm dy orë nga përfundimi i afatit zyrtar të depozitimit në KQZ të listave shumë-emërore të kandidatëve të partive politike që do garojnë zgjedhjet e 11 majit, duket se është bërë pishman për bashkimin e tij me nismën Shqipëria Bëhet.

Kjo pasi këtë të premte mësohet se Sula është tërhequr nga përfaqësimi i tij me këtë subjekt politik.

Ende janë të paqarta arsyet e këtij vendimi, por paradite nga Elbasani kryedemokrati Sali Berisha foli për këtë çështje., teksa tha se Sula është nxituar.

Berisha deklaroi se Dashnor Sula midis betejës në sheshin e burrave zgjodhi që të ikte. Por, theksoi kryedemokrati, “bëri gabim, por prapë ka kohë që ta mendojë atë vendim”.

“Sa i përket deputetit bëri zgjedhjen e tij, midis betejës në sheshin e burrave zgjodhi të ikte dhe shkoi në punë të vet, Bëri gabim por prap ka kohë që ta mendojë atë vendim”, tha Berisha.




Huazuar nga Albeu.com

Reklama
Back to top button