Çmimet e papërballueshme, bëjnë që qytetarët e Lezhës të braktisin tregun

Share

Megjithëse jemi në prag të Krishtlindjes, të paktë janë qytetarët që kanë dalë për blerje në tregun e qytetit të Lezhës.
Çmimet e larta dhe të ardhurat e pakta, ka vënë në vështiresi qytetaret.

Ata shprehen se çmimet janë të papërballueshme dhe e kanë të pamundur të festojnë si vitet e tjera.

Problem në Lezhë mbeten dhe tregtarët ambulantë, të cilët shesin jashtë ambienteve të tregut, duke sfiduar ata që paguajnë taksat, ndërsa autoritetet përgjegjëgjëse vijonë të heshtin përballë informalitetit.




Huazuar nga Albeu.com

Reklama
Back to top button