Aktualitet dhe Lajme

Chris LaCivita zbulon se çfarë do t’i thoshte Ramës nëse do ta kishte përballë

Share

Chris LaCivita, drejtuesi i fushatës për Partinë Demokratike, ka dhënë një intervistë së fundmi për emisionin ‘Opinion’ në TV Klan.

LaCivita u është pyetjeve të gazetarit Blendi Fevziu, ku ndër të tjera ai është ndalur edhe te kryeministri Edi Rama, për të cilin tha se ka respekt si politikan.

Strategu i fushatës së Presidenti Donald Trump, ndau detaje edhe nga marrëdhënia e tij me administratën e re amerikane.

Pjesë nga biseda:

Fevziu: Nëse do të përballeshit me Edi Ramën, çfarë do të thonit?

LaCivita: Gjëja e parë që do ti thosha është që Shqipëria është një shtet shumë i bukur dhe do e përshëndesja. Është politikan, kam respekt për krerët e shteteve, edhe ju duhet të keni. Kaq mendoj.

Fevziu: Zoti LaCivita, cila është marrëdhënia juaj me administratën e re të Shteteve të Bashkuara?

LaCivita: Shikoni, kam shumë miq aty dhe ka qenë kënaqësi të jem pjesë e një fushate historike si ajo në Amerikë. Një prej gjërave të mira të kësaj fushate ishte se takova dhe krijova shumë miqësi të reja me kaq shumë njerëz të mirë të cilët vërtet duan të bëjnë ndryshim në jetët e njerëzve. Ka qenë shumë e bukur.

Fevziu: Po marrëdhënia juaj me Presidentin Trump?

LaCivita: Është shumë e mirë.

Fevziu: Shumë e mirë?

LaCivita: Po.

Fevziu: Prej sa kohësh e njihni?

LaCivita: 3 vitet e fundit i kalova duke punuar për Presidentin Trump. E ndihmova…

Fevziu: Keni punuar ngushtë me të?

LaCivita: Gjatë fushatës gjatë këtyre 3 viteve të fundit kam qenë bashkëmenaxheri i fushatës, ka qenë Susie Wiles dhe unë. Çdo ditë fluturonim në të njëjtin avion me Presidentin.

Fevziu: Së bashku me Presidentin.

LaCivita: Çdo ditë.

Fevziu: Si është Trump-i? Jo, si president. Si një zotëri jashtë kamerave…

LaCivita: Është i njëjtë.

Fevziu: Është i njëjtë?

LaCivita: Është i njëjtë. Ka një sens humori shumë të mirë. Është shumë i motivuar dhe i vendosur. Gjithmonë çuditesha nga energjia e tij e pastër që gjithmonë ka pasur Presidenti. Në fund të një dite 18 orëshe ajo që unë doja të bëja ishte të shkoja te avioni e të flija, të dremisja, ndërkohë ai bënte telefonata e fliste me njerëz.

Fevziu: Është kaq energjik?

LaCivita: Është shumë energjik! Është jashtëzakonisht shumë energjik. Është i pareshtur. Po ashtu, Presidenti Trump është në nxitim. Është shumë në nxitim që ti bëj gjërat…

Fevziu: Megjithatë ai nuk është Presidenti i zakonshëm. Është President i pazakontë. Kështu ka qenë që prej 2016…

LaCivita: Është krejtësisht ndryshe.

Fevziu: Krejtësisht ndryshe? Pse?

LaCivita: Sepse ai i shikon gjërat nga një perspektiv tjetër ngaqë nuk ka dal nga një sistem politik.

Fevziu: Vjen nga jashtë.

LaCivita: Vjen nga jashtë. Qytetarët amerikan e shikojnë Donald Trump-in dhe…

Fevziu: Edhe Obama në një far mënyre vinte nga jashtë sistemit politik.

LaCivita: Barack Obama ka qenë po ashtu senator në Ilinois dhe u bë ai që u bë duke kaluar procesin. Megjithatë Obama kishte një vizion dhe kishte ndjekës. Donald Trump ka një vizion dhe ka ndjekës. Agjenda e tij vendos në krye Amerikën. Po ashtu ama dëshiron që ti jap një fund shumë problemeve të ndryshme nëpër botë po ashtu.

Fevziu: Kur e kam ndjekur në televizor dhe nëpër deklarata të ndryshme që ka bërë, përshtypja ime e parë ka qenë se puna më e vështirë në botë është të merresh me marrëdhëniet me publikun të Trump-it. Është e vërtetë?

LaCivita: Jo, nuk është e vërtetë. E dini pse?

Fevziu: Më thoni. Është sekret?

LaCivita: Sepse e bën vetë Donald Trump-i.

Fevziu: Ndonjëherë, konsultohet me ju..?

LaCivita: Sigurisht…




Huazuar nga albeu.com

Back to top button