Chelsea po planifikon një lëvizje shokuese për transferimin e yllit të Arsenalit

Chelsea raportohet se po tregon interes për një yll të Arsenalit, vetëm pak ditë pasi Noni Madueke ka arritur marrëveshje personale me ‘Topçinjtë’.
Pak ditë pasi Arsenal nënshkroi me portierin e Chelseat, Kepa Arrizabalaga, ‘Blutë e Londrës’ raportohet kanë shfaqur interes për fenomenin e akademisë së Arsenalit, Ethan Nwaneri.
Fabrizio Romano njofton se skuadra e Enzo Marescas po pret me durim nëse i riu nuk rinovon kontratën e tij në ‘Emirates’.
Ai shton se kjo është një marrëveshje e ndarë nga ajo me Madueken, me sulmuesin e krahut që thuhet se ka ‘arritur marrëveshje personale’ me Arsenalin.
Nwaneri, së bashku me shokun e skuadrës Myles Lewis-Skelly, janë dy lojtarë të ri mjaft të talentuar që kanë dalë nga akademia e Arsenalit.
Dhe ndërsa i fundit ka firmosur një kontratë afatgjatë me klubin, i pari ende nuk ka bërë të njëjtën gjë.
Nëse Madueke i bashkohet ‘Topçinjve’, kjo mund të kufizojë kohën e lojës së Nwanerit, plus që mesfushori i Anglisë për grupmoshat deri në 21 vjeç nuk do të ketë mungesë interesimi nga klube të tjera.
Kontrata e Nwanerit me Arsenalin skadon në vitin 2026, dhe raportohet se ai dëshiron të qëndrojë në klub, por ekzistojnë shqetësime sepse nga janari 2026 ai mund të flasë me klube të huaja për një transferim të mundshëm.
Për këtë arsye, skuadra e Mikel Artetës dëshiron ta rinovojë kontratën e 18-vjeçarit para asaj date.
🚨🔵 Chelsea have been showing interest in Ethan Nwaneri situation, only in case new deal won’t be sealed with Arsenal.
Nwaneri & Arsenal, in talks over new deal while player wants game time guaranteed.
Separate deal from Madueke who agreed personal terms with Arsenal. 🤝🏻 pic.twitter.com/yDjopPHTNK
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 5, 2025