Çfarë po ndodh, pas Greqisë edhe Gjermania ashpërson ligjet! Qeveria do kufizojë bashkimet familjare, a preken edhe shqiptarët?

Pas Greqisë e cila ka përgatitur një projektligj që do të përfshijë dënime më të ashpra për azilkërkuesit, edhe Gjermania ka prezantuar një projekt për të vendosur kufizime ndaj bashkimeve familjare për disa migrantë dhe për të ashpërsuar rregullat për marrjen e shtetësisë.
Ashpërsimi i politikave të migracionit është premtim kyç i kancelarit të ri konservator, Friedrich Merzh, gjatë fushatës për zgjedhjet e shkurtit dhe Qeveria e tij menjëherë ka vendosur kontrolle në kufijtë e Gjermanisë pasi ai mori detyrën e kancelarit më herët gjatë këtij muaji.
Ministri i Brendshëm, Alexander Dobrindt, u tha gazetarëve të mërkurën se masat e reja janë të rëndësishme për uljen e migrimit të parregullt.
Pezullimi i bashkimeve familjare do të zgjasë të paktën dy vjet dhe do të prekë personat që nuk kanë status të plotë të refugjatit.
Dobrindt tha se ky vendim do të ndihmojë në “lehtësimin” e punës së këshillave lokalë, që janë të caktuar për të ofruar ndihmë dhe integrim të personave të sapoardhur në këtë shtet.