Aktualitet dhe Lajme

Çfarë ka ndodhur? Alarmohet Shtëpia e Bardhë, Shërbimi Sekret qëllon një person të armatosur

Share

Pak pas mesnatës së ditës së sotme, Shërbimi Sekret amerikan, ka qëlluar një person të armatosur pranë Shtëpisë së Bardhë, tha agjencia.

Incidenti ndodhi pas një “përplasjeje të armatosur” me forcat e rendit.

Policia lokale, kishte raportuar agjencinë për një “individ vetëvrasës” që mund të udhëtonte në Uashington DC nga Indiana.

Ndërsa oficerët u afruan, personi mbante një armë zjarri. Me pas pati një konfrontim, gjatë të cilit ai u qëllua nga personeli ynë”, tha Shërbimi Sekret në një deklaratë në X të postuar nga zëdhënësi Anthony Guiglielmi

Nga përplasja me armë nuk pati asnje efektiv të lënduar, ndërsa personi që u plagos u transportuar ne spital dhe ende nuk dihet gjendja e tij, raportojne mediat amerikane.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button