Ceremoni përkujtimore me rastin e 20-vjetorit të rënies në krye të detyrës të Dëshmorit të Policisë së Shtetit, Zenel Prençi.

Dibër
Me iniciativën e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, në fshatin Muhurr, u zhvillua ceremonia përkujtimore në nderim dhe mirënjohje të emrit dhe veprës së Dëshmorit të Policisë së Shtetit Zenel Prençi, me rastin e 20-vjetorit të rënies në krye të detyrës.
Gjatë fjalës së tij, Drejtori i DVP Dibër Drejtues Dhimitraq Ziu theksoi se përkushtimi, korrektësia, ndershmëria, ndjenja e lartë e përgjegjësisë për të realizuar në kohë detyrat e ngarkuara, trimëria dhe guximi i treguar në çdo kohë dhe në çdo situatë, kanë qenë tiparet e spikatura të karakterit të ish-kolegut tonë.
Në vijim, Drejtori i DVP Dibër u shpreh: “Pas 20 vjetësh, përulemi me shumë mirënjohje për aktin sublim të kolegut, mikut dhe shokut tonë të paharruar. Stafetën e lënë në gjysmë, për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, e vazhdojnë sot me përkushtim dhe ndershmëri djali i tij Geraldi dhe vajza Oligerta, të cilët japin kontributin e tyre si pjesë e strukturës së Policisë së Shtetit.”
Pas përfundimit të ceremonisë, Drejtori i DVP Dibër, së bashku me ish-kolegë të tjerë, zhvilluan një vizitë në familjen e Dëshmorit të Policisë së Shtetit.
I përjetshëm dhe i paharruar kujtimi i Dëshmorit të Policisë së Shtetit, Zenel Prençi!
#DëshmorëtePolicisësëShtetit ????????????????♂️????????
#Lavdiveprëssëtyre????????