Celularë dhe takime speciale me eskorta, policia e Burgjeve kontrolle blic në paraburgimet 302 dhe 313

Pas skandaleve të njëpasnjëshme në burgjet e vendit, ku të burgosurit janë kapur me celularë si dhe takime speciale me eskotra dhe modele të njohura nga showbizzi shqiptar, Policia e Burgjeve ka zbarkuar në paraburgimin 313 dhe 302 ku po ushtron kontrolle blic.
Nga burimet e para për mediat mësohet se kontrollet e hollësishme po ushtrohen në qeli për sende të ndaluara si telefon dhe arme të ftohta.
Inspektimi i imtësishëm në të gjitha burgjet e vendit ka nisur prej mbrëmjes së djeshme dhe raportohet të ketë përfunduar mëngjesin e sotëm ku është kontrolluar për sende të ndaluara të futura brenda nëpër qeli si dhe gjithashtu është bërë kqyrja e të gjitha kartelave të takimeve për disa të burgosur specifikë.
Kujtojmë se dy javë më parë, gjatë një kontrolli të ushtruar në burgun e Drenovës është kapur me telefon celular Laert Haxhiun, një prej të dënuarve për krime të rënda, i njohur për përfshirjen në “Masakrën e Lushnjës”.