Aktualitet dhe Lajme

“Burrat janë çyryk”, Edi Rama sqaron deklaratën e tij: Është çështje politike jo private

Share

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ftuar në “Report Tv” ka sqaruar deklaratën e tij referuar burrave me termin “çyryk”, fjalë që e përdorë shpeshherë në takimet e tij nëpër qytetet e Shqipërisë.

Në fjalën e tij, Rama ka thënë se në politikë burrat janë të tillë, pasi sipas tij gjykimi i grave është shumë më shumë më objektiv sepse janë më pak tifoze.

“Unë thashë që ne jemi partia më e mirë dhe unë e kam bindje këtë. E tregon një fakt që pesëdhjetë e gjashtë përqind e grave në Republikën e Shqipërisë votojnë për ne. Dhe unë besoj që gjykimi i grave është shumë më shumë më objektiv, kur vjen puna te politika, sepse gratë janë shumë më pak tifoze. Gratë nuk janë tifozë, janë më të distancuara në tërësi. Burrat janë shumë më tifozë.

Kjo diferencë tek burrat është më e ngushtë, gjysma është me ne, dhe pak më pak se gjysma është më kënetën. Dhe dihet që thashë që gjysma është çyryk, dhe unë e besoj këtë. Nuk është çështje çyrykësh në jetën e tyre private, është çështje politike”, është shprehur ai.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button