Aktualitet dhe Lajme

“Bufi i kënetës dhe Latifi”/ Chris LaCivita u përgjigjet etiketimeve të Ramës me imazhin e miut në kthetra

Share

Përmes një postimi në platformën X (ish-Twitter), kryestrategu amerikan i fushatës së Partisë Demokratike, Chris LaCivita, ka vijuar “thumbimet” e tij ndaj kryeministrit Edi Rama

 

 

Vetëm 3 ditë para zgjedhjeve të 11 majit, LaCivita ka publikuar një foto simbolike që tregon një buf që ka kapur një mi, duke e shoqëruar me etiketimin e adresës zyrtare të kreut të qeverisë, Edi Rama, pa asnjë koment tjetër.

 

 

 

Kjo nuk është hera e parë që LaCivita përdor llogarinë e tij personale në X për të sulmuar Ramën, të cilin e ka krahasuar me një mi, në përgjigje të etiketimit të kryedemokratit Sali Berisha si “bufi i kënetës” nga ana e kryeministrit.

Megjithatë, këto replika në distancë janë vijuar edhe nga vetë Rama, që përveç cilësimeve ndaj Berishës, nuk ka nguruar të quajë LaCivita me tone ironike si “Latifi”.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button