Aktualitet dhe Lajme

Britani/ Tetë të arrestuar për dyshime për terro*izëm

Share

Policia kundër terrorizmit në Mbretërinë e Bashkuar ka arrestuar tetë persona në kuadër të dy hetimeve të ndara për terrorizëm.

Pesë prej tyre, katër nga të cilët janë shtetas iranianë, u arrestuan të shtunën nga Policia Metropolitane, nën akuzën për përgatitje të një akti terrorist.

Sipas autoriteteve, komploti kishte si objektiv një vend të caktuar, por për arsye operacionale nuk janë dhënë më shumë detaje mbi objektivin.

Në një deklaratë të bërë pas mesnate, policia tha se ka kontaktuar me vendin e synuar për ta informuar dhe për t’i ofruar mbështetje dhe këshillim të nevojshëm.

Aktualisht, po zhvillohen kontrolle në disa banesa në zonat e Greater Manchester, Londër dhe Swindon.

Ndërkohë, tre persona të tjerë janë arrestuar në një hetim të ndarë, gjithashtu të lidhur me shtetas iranianë, por që nuk ka lidhje me rastin e parë.

Të gjithë të arrestuarit ndodhen në paraburgim.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button