Aktualitet dhe Lajme

Bread & Heart Festival mbledh në Tiranë arkitektë nga gjithë bota, Rama: Shqipëria hyn në një tjetër hartë prestigjioze të Europës

Share

“Bukë dhe zemër” (Bread & Heart Festival) emërtohet festivali që bashkon në Tiranë mbi 150 arkitektë të mirënjohur ndërkombëtarë nga Europa, Azia, Amerika Veriore e Jugore

E konsideruar si një ngjarje e re europiane, ky festival mbledh bashkë arkitektët që punojnë në Shqipëri, së bashku me partnerët e tyre lokalë dhe të ftuarit e tyre, që vijnë nga rrugë të ndryshme të jetës, për të ndarë eksperiencat, diskutuar sfidat e zhvillimit urban e social të ditëve të sotme, si edhe kontribuar për formulimin e politikave dhe masave në funksion të transformimit të madh të vendit tonë, si Europa e Ballkanit.

Në fjalën e mbajtur në këtë event, kryeministri Edi Rama vlerësoi se ky festival e fut Shqipërinë në një tjetër hartë prestigjoze të Europës, duke krijuar premisat që në disa vjet nga sot, “Bread & Heart” Festival të kthehet në një eveniment prestigjioz global, me arkitekturën në qendër, por me një perimetër gjithnjë e më të gjerë disiplinash të përfshira në debat.

Rama tha se “të gjithë e dimë se Shqipëria nuk është një vend që tërheq arkitektët më vizionarë të botës me para apo me shkëlqime, por i tërheq me një gjë shumë më të vështirë për t’u përkufizuar, por të pamundur për t’u falsifikuar”.

“I tërheq me besimin e përbashkët në realitetin e një ëndrre dhe besimin që mund të mbartet jo vetëm këtu, por sidomos këtu.

Diçka plot jetë, e papërsëritshme, diçka ende e lirë në mënyrë të pabesueshme. I lirë nga konforti i rregulloreve që nuk mbysin”, shtoi Rama.

Ndërsa festivali mblidhet në Tiranë në një ditë Bajrami, kryeministri theksoi se ky festival në mënyrën e vetë është një Bajram shpirti.

“Është një akt i hedhjes së hapave përpara, jo për të dominuar tokën, por për ta dëgjuar. Jo për t’u imponuar, por për të përfytyruar së bashku.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button