Bilanc tragjik nga aksidenti në Vlorë, shkon në tre numri i viktimave. Makinat u përplasën ‘kokë më kokë’ 

Share

Një aksident tragjik me 3 viktima ndodhi mbrëmjen e të dielës (22 mars) në Vlorë, ku dy automjete u përplasën kokë më kokë.

Fillimisht u raportua se si pasojë e aksidentit në rrugën Vlorë-Kote humbën jetën dy drejtuesit e automjeteve dhe një pasagjer mbeti i plagosur.

Por më vonë si pasojë e plagëve të marrë i plagosuri ndërroi jetë, duke e rritur numrin e viktimave në tre.

Policia dhe grupi hetimor shkuan në vendin e ngjarjes, ndërsa po punohet për të zbardhur rrethanat e aksidentit tragjik.


Start News

Reklama
Back to top button