Aktualitet dhe Lajme

Beteja mes socialistëve në Vlorë/ Ja kush rrezikon të humbasë mandatin

Share

Partia Socialiste fitoi 9 mandate në Qarkun e Vlorës, ku sipas të dhënave zyrtare në KQZ, nga rezultatet përfundimtare rezulton se socialistët të kenë siguruar rreth 64560 vota, me rreth 60.44% dhe e përkthyer kjo në 9 mandate.

Partia Demokratike, ka marrë në total 26162 vota, me 24.49%, duke u përkthyer kjo në 3 mandate, që ka sjellë edhe rënien e një mandati nga lista e mbyllur, i cili ishte numri 4 në listë, Atird Hoxha.

Por brenda socialistëve duket se ka garë pavaresisht pse ka 9 mandate, ka një garë mes dy kandidatëve për vendin e 9-të. Në garë janë Vasil Llajo dhe Klejvis Kaso.

Nga votimi brenda vendit, Vasil Llajo, ka 4894 vota dhe Klejvis Kaso, ka 4623 vota, me një diferencë prej 271 votash, ka kryesuar Vasil Llajo, i cili ka marrë mandatin e 9-të të socialistëve për Qarkun e Vlorës.

Por po të shohësh tashmë votimin që po vjen nga emigrantët, Vasil Llajo, deri në këto momente ka vetëm 65 vota, ndërsa Klejvis Kaso, ka 282 vota, duke bërë që diferenca prej 271 votash tashmë të jetë vetëm 54 vota.

Në total, Vasil Llajo, deri në këto momente ka 4959 vota, ndërsa Klejvis Kaso ka 4905 vota. Diferenca është mjaft e madhe.

Klejvis Kaso, ka marrë nga votat e emigrantëve rreth 5 herë më shumë sesa Vasil Llajo. Janë numëruar në total 5298 zarfe dhe janë rreth 10700 zarfe të tjerë për t’u numëruar.

Pra, rreth 10 mijë zarfe më shumë se ato që janë numëruar deri në këto momente, ç`ka do të thotë se me këtë trend ku me 5 mijë votat e para, Klejvis Kaso, ka një diferencë shumë të madhe me Vasil Llajon.

Gara është mjaft e ashpër dhe duket se kandidati socialist, i cili është renditur i pari në listën pritëse, mund të rrëzojë Vasil Llajon, biznesmenin e “Intermedica”, i cili tashmë rrezikon ta humbasë mandatin me votat e emigrantëve.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button