Aktualitet dhe Lajme

Besojeni ose jo, Barcelona i pagoi mbrojtësit 1.5 milion euro për t’u larguar nga klubi

Share

Klubet e mëdha evropiane, përfshirë Barcelonën, shpenzojnë shuma të mëdha parash për të sjellë përforcime.

Kështu që katalanasit tani kanë harxhuar 1.5 milion euro, por jo për të sjellë një lojtar të ri, por për të hequr qafe nga skuadra.

Konkretisht, Barcelona pagoi 1.5 milion euro për të ndërprerë kontratën me mbrojtësin francez Clement Lenglet, i cili do të nënshkruajë për Atletico Madrid si lojtar i lirë.

Katalanasit vendosën për këtë veprim strategjik në mënyrë që të kursenin 20 milionë euro, që ishte paga e Lenglet deri në vitin 2028, kur ai kishte kontratë me klubin.

Lengle mbërriti te Barcelona në vitin 2018 dhe menjëherë u vendos në ekip.

Megjithatë, francezi më vonë humbi vendin e tij në formacionin titullar dhe u huazua, ndërsa sezonin e kaluar e kaloi te Atletico Madrid, e cila tani e transferoi zyrtarisht.

Një veprim i çuditshëm në shikim të parë, por sigurisht fitimprurës për Barcelonën, që përfiton nga ky largim.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button