Aktualitet dhe Lajme

Berisha uron ndryshe Sulltan Novruzin: Urojmë që në të ardhmen të na gjejë pa narkoshtetin e Sulltan Salep Surrelit

Share

Këtë të shtunë, në një postim në rrjetet sociale, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka uruar besimtarët bektashinj dhe qytetarët për Ditën e Sulltan Novruzit, duke theksuar se kjo është një ditë besimi dhe shprese, për të gjithë ata që besojnë në Zot.

Berisha ka theksuar rëndësinë e kësaj feste dhe ka bërë një thirrje për një të ardhme më të mirë.

“Le të urojmë që Sulltan Novruzi i ardhshëm të na gjejë më mirë, në paqe, harmoni dhe pa narkoshtetin e Sulltan Salep Surrelit!”, ka përfunduar Berisha, duke shprehur dëshirën për një Shqipëri më të drejtë dhe të zhvilluar.

Postimi i kreut të PD, Sali Berisha:

Gëzuar Ditën e Sulltan Novruzit!

Të dashur miq,

Bektashinjve shqiptarë ju uroj nga zemra gëzuar këtë ditë të madhe dhe të bekuar, Sulltan Novruzin.

Kjo ditë, për bektashinjtë dhe për të gjithë besimtarët e Zotit, është një ditë besimi, mbarësie dhe shprese të pashuar! Është dita e lindjes dhe jetës, një moment për të reflektuar dhe për të shpresuar për një të ardhme më të mirë.

Le të urojmë që Sulltan Novruzi i ardhshëm të na gjejë më mirë, në paqe, harmoni dhe pa narkoshtetin e Sulltan Salep Surrelit! #s

 




Huazuar nga albeu.com

Back to top button