Aktualitet dhe Lajme

Berisha takim me prodhuesit e bimëve medicinale: Ne do të negociojmë me qeverinë e SHBA-ve për zero tarifa

Share

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u zotua sot para prodhuesve të bimëve medicinale se me ardhjen e tij në pushtet, ai do të negociojë me qeverinë e SHBA-ve për zero tarifa.

Berisha: Qëndrimi ynë ndaj tarifave është negociata me qeverinë e SHBA për zero tarifa. Ne do i vendosim zero tarifa në kërkesën që qeveria amerikane të na përgjigjet edhe neve me zero tarifa.

Por të supozojmë se qeveria amerikane për arsye të veta nuk e adapton këtë, ne do ju kompensojmë ju plotësisht tarifën e eksportit te vendosur nga vendet ku ju eksportoni.

Do bëjmë gjithçka me grante për çdo njesi prodhimi, dhe do të merrni me dokumentacione të thjeshta, dhe jo mbi bazën e burokracisë.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button