Aktualitet dhe Lajme

Berisha takim me deputeten e Forza Italia: Bashkëpunimi mes dy forcave tona një traditë e konsoliduar

Share

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ndarë detaje nga takimi me deputetetn e Forza Italia, Rosaria Tassinari.

I pranishëm në këtë takim ka qenë dhe Bardhok Doda, koordinator mes Forza Italia dhe PD.

Berisha shkruan se bëshkëpunimi mes PD dhe Forza Italia, është jë traditë e konsoliduar. Kreu i PD shprehet më tej se lidhja e socilistëve me krimin e organizuar në Itali, është një sfidë madhore për të dyja vendet.

“Kënaqësi të prisja në takim Deputeten e Forza Italia, Rosaria Tassinari, shoqëruar nga Bardhok Doda, Koordinator i përbashkët mes Forza Italia dhe Partisë Demokratike në Itali.

Bashkëpunimi mes dy forcave tona politike përbën një traditë të konsoliduar tanimë dhe është me mirënjohje që e falenderova Znj. Tassinari për mbështetjen që Forza Italia i ka ofruar PD-së, sidomos gjatë viteve të fundit.

Përballë sfidave të narko-shtetit të parë në Europë, i cili përdor politikisht sistemin gjyqësor për të goditur opozitën e vendit dhe liderat e saj, PD ka bërë gjithçka për t’i mbetur besnike vlerave themeluese dhe karakterit të saj europian.

I rikujtova deputetes Tassinari se kjo situatë shpaloset në kufijtë e të pabesueshmes, dhe rastet e shumta të përfaqësuesëve socialistë të lidhur me krimin e organizuar në Itali dëshmojnë se narko-regjimi i Edi Ramës është një sfidë madhore për të dy vendet.

Niveli i paprekshmërisë së pushtetarëve, krahasuar me dhunën e shtypjes së opozitës, gjen shembullin më të jashtëzakonshëm tek burgosja dhe dënimi politik i deputetit Salianji, dhe mbrojtja që Rama i bëri vëllait trafikant të ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj.

E falenderova deputeten për tre rezolutat e IDU, CDI dhe Partive Popullore Evropiane ku bën pjesë dhe Forza Italia, pasi ato janë çertifikimi i këtij regjimi narko-diktatorial në nivel ndërkombëtar. Një regjim që është mbështetur nga ndërhyrjet unike të Fondacionit Soros, i cili ka patur në Shqipëri aksesin dhe influencën më të gjërë krahasuar me çdo vend tjetër.

Për sa më lart, ndamë pikëpamjen se ndryshimi i orientimit politik në Shtetet e Bashkuara është një moment historik për t’i ofruar arenës ndërkombëtare një qasje krejt të re. Në këtë kontekst, garantimi i një paqeje efektive dhe afat-gjatë në Europë, përfshi në konfliktin në Ukrainë, duhet të shihet si një prioritet absolut.
Partia Demokratike e Shqipërisë zotohet në respektimin e këtyre angazhimeve duke e kthyer Shqipërinë e madhërishme në një realitet të prekshem për çdo bashkëkombas.

Rikthimi i dinjitetit të ushtrisë dhe policisë përballë narko-pushtetarëve, garantimi i barazisë përballë ligjit, dhe mbrojtja e vlerave dhe buxhetit të familjes shqiptare, PD do të bëjë gjithçka që Shqipëria t’i kthehet shqiptarëve më e begatë, më e fortë dhe më pasur se kurrë”, shkruan Berisha.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button