Aktualitet dhe Lajme

Berisha paraqitet sot në SPAK për çështjen “Partizani”/ Flamur Noka njofton strukturat e PD para ambienteve të Prokurorisë së Posaçme

Share

Këtë të hënë, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të paraqitet në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë të caktuar nga GJKKO, “detyrim paraqitje”.

Berisha është i pandehur për çështjen e privatizimit të kompleksit “Partizani” së bashku me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi dhe dosja ka kaluar për gjykim, vendim i cili u mor në seancë paraprake nga gjyqtarja Flojera Davidhi në 19 maj.

Shefi i opozitës pritet të mbërrijë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme  rreth orës 9:30.

Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i PD, ka njoftuar strukturat dhe mbështetësit për të qenë para ambienteve të SPAK.

Masa për Berishën, detyrim paraqitje, u caktua nga gjyqtari i Apelit të Posaçëm Engert Pëllumbi në 5 janar të këtij viti.

Ai rrëzoi pjesërisht vendimin e shkallës së parë të 27 nëntorit 2024, kur Berisha doli nga arresti i shtëpisë pas më shumë se 330 ditësh, vendim që u mor po nga Flojera Davidhi.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button