Aktualitet dhe Lajme

Berisha: Kemi 58 kandidatë nën moshën 40-vjeç, të rinjtë do të jenë fytyra e fushatës së PD

Share

Ditën e sotme, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mori pjesë në një tryezë diskutimi me temën “Riktheni të rinjtë shqiptarë përsëri në atdhe”.

Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh se të rinjtë do të jenë në qendër të fushatës zgjedhore të PD-së.

Fytyra e fushatës sonë duhet të jetë fytyra juaj. Mendoj se ky do të jetë imazhi më i mirë”, tha ai, duke nënvizuar rolin kyç që të rinjtë do të luajnë në këto 40 ditë të intensifikuara të fushatës.

Berisha theksoi se PD ka 58 kandidatë nën moshën 40-vjeç, duke e konsideruar këtë një angazhim serioz për një politikë që synon të rikthejë të rinjtë shqiptarë në vendlindje.

Ai përmendi edhe suksese të të rinjve shqiptarë në arenën ndërkombëtare, si Mira Murati, shkencëtarja e inteligjencës artificiale, dhe Dua Lipa, një nga artistet më të njohura në botë, duke e konsideruar këtë një shembull të potencialit të madh që ka rinia shqiptare.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button