Berisha e shpalli si kandidat për Tiranën, reagon Florjan Binaj: Kjo garë është për ju! Ta luftojmë padrejtësinë me votë

Share

Kryedemokrati: PD do u paraqesë aleatëve tanë mendimin dhe sugjerimin për këtë emër

Jam sot këtu për t’u informuar ju dhe qytetarët e Tiranës, dhe mbarë Shqipërisë, se midis kandidaturave shumë të mira që kanë ardhur direkt nga drejtues dhe personalitete të PD, tashmë të bëra publike, për të cilat unë kam vlerësimin më të madh, kandidaturave realisht të personaliteteve të pavarura nga fusha të ndryshme, nga Shqipëria dhe nga diaspora, PD duke falënderuar me mirënjohje secilin prej atyre që vendosi të paraqesë kandidaturën e tij në shërbim të qytetarëve të Tiranës dhe përballjen me të keqen e këtij vendi, që është Edi Rama, informon se grupi i mandatuar nga PD do u paraqesë aleatëve tanë mendimin dhe sugjerimin që të mbështesim së bashku artistin e mirënjohur, personalitetin e shquar të artit, luftëtarin e paepur të kauzave të qytetarëve shqiptarë, komunikatorin e talentuar, e lindur, zotin Florjan Binaj.

Reagimi i aktorit

Aktori i njohur i humorit dhe aktivisti Florjan Binaj, ka reaguar pasi Partia Demokratike deklaroi se do të mbështesë kandidimin e tij për kryetar të Bashkisë Tiranë përballë socialistes Ogerta Manastirliu.

florjan binaj

Teksa ka falënderuar partitë opozitare si Partia Demokratike, Shqipëria Bëhet dhe Nisma Thurje për mbështetjen ndaj kandidaturës së tij të pavarur, Binaj shprehet se është  i hapur për çdo mbështetje që do të vijë nga forcat opozitare.

Ai ndër të tjera ka falënderuar qytetarët e Tiranës për inkurajimin këto ditë, ndërsa ka theksuar se nuk është politikan, por qytetar dhe partia e tij janë qytetarët.

“Kjo garë është për ju! Unë nuk jam politikan, jam qytetar dhe partia ime jeni JU! Deri më sot kam luftuar padrejtësinë dhe të keqen me humorin dhe artin tim, sot ju ftoj ta luftojmë me votë”, shkruan Binaj.

Reagimi i Florjan Binajt:

Falenderoj për mbështetjen që i dha kandidimit tim si kandidat i pavarur Partia Demokratike, Shqipëria Bëhet dhe Nisma Thurje.

Mbetem i hapur për çdo mbështetje që do të vijë nga forcat opozitare.

Dëshiroj mbi të gjitha të falenderoj me mijëra qytetarë të Tiranës, të cilët më kanë inkurajuar këto ditë.

Kjo garë është për ju!


Start News

Reklama
Back to top button