
Në protestën në mbështetje të luftëtarëve të UÇK-së në Tiranë, ish-deputeti Azgan Haklaj, është shprehur se kjo ditë ka edhe bekimin e Nënë Terezës dhe të gjithë shqiptarëve nga të gjithë trojet.
Ai u shpreh se deri në ditët e fundit të jetës, ajo i lutej ish-presidentit të SHBA Bill Clinton, për të bërë diçka për popullin shqiptarë.
“Ky tubim është edhe në vigjilje të lumturimit të shenjtores sonë Nënë Tereza. Kemi edhe bekimin nga ajo, e cila në ditët e fundit të saj i lutej Bill Clinton “bëni diçka për kombin tim”. Lutej për shqiptarët”, tha ai.
Azgan Haklaj: Vëllezër dhe motra, siç e thash që në fillim, sot janë bërë bashkë nga të gjitha trojet etnike, të gjitha gjymtyrët e lisit kombëtar shqiptar. Pra në këtë shesh jemi mbledhur për të bërë një besëlidhje, ajo besëlidhje është e besëlidhja e botës shqiptare për të mbajtur UÇK-në e lavdishme.
Kjo besëlidhje është përballë botës serbe të shpallur nga sllavët dhe ajo që na ka bërë bashkë është UÇK-ja e lavdishme, e cila ka shkruar faqen më të lavdishme të historisë sonë. Sot çlirimtarët ndodhen në Hagë me akuza të fabrikuara, nuk ka gjë më kriminale.
Jemi mbledhur për të mbrojtur kauzën e tyre. Ne jemi komb shqiptar, nuk ka komb kosovar, kemi lindur shqiptar dhe do vdesim shqiptar. Këtu në sheshin Skënderbe jemi për një besëlidhje të re të shqiptarëve
Start News
